Endrit Shaqiri i pandalshëm, fiton titullin e 13-të të Kosovës në karrierën e tij

0
Endrit Shaqiri i pandalshëm, fiton titullin e 13-të të Kosovës në karrierën e tij
Gjigandi

Karateisti Endrit Shaqiri vazhdon dominimin përkatësisht në kategorinë e tij +84 kg.

Shaqiri është kampion i ri Kosovës për senior dhe U-21.

Është titulli i 13-të shtetëror në karrierën e tij, për djaloshin që nuk ka më shumë se 20 vjet.

Synimet e tija janë që të arrijë suksese edhe në garat ndërkombëtare.

Endriti sot ka treguar cilësitë e tija duke dëshmuar se titujt nuk janë të rastësishëm për falë talentit dhe punës së madhe të tij. Nëna e tij, Drita, është e lumtur, duke bërë përmbledhjen matematikore.

RonaTyra

“Endriti, Kampion i Kosovës për të (10+n)-tën herë, ku n=[2, 3, 4, 5]. (Urim me përmbledhje matematikore) Domethënë, hera e 13-të kampion shtetëror.

Vendi i parë për senior, vendi i parë U-21.

Me lindjen tënde Endrit, jeta ime mori kahje tjetër dhe në momentin që të pash nuk ma mbushte zemrën pothuajse asgjë tjetër.

Endrit, çdo herë jetën time po e mbush me shumë gëzime. Faleminderit yll!

Faleminderit shumë trajner Muhamet Rexhepi dhe të gjithë trajnerëve tjerë”,

ka shkruar Drita në profilin e saj në facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu