Boks në kushtet e pandemisë, Stevenson mbron titullin në stadiumin bosh

0
Gjigandi

Las Vegas ka hapur dyert për sportin e boksit edhe pse pa tifozë prej Covid-19. Në “MGM Grand Hotel” është zhvilluar sfida për titullin kampion bote në peshën pupël.

Shakur Stevenson mbrojti titullin kampion bote, duke mundur me “KO” në raundin e gjashtë portorikanin Felix Caraballo, duke korrur suksesin e 14-të në karrierë (asnjë humbje).

Natyrisht që kjo sfidë u zhvillua pa tifozë dhe nën masa të rrepta sigurie e mjekësore për shkak të koronavirus.

“Ishte një atmosferë krejt ndryshe, nuk më kishte ndodhur kurrë më parë kjo gjë”, tha Stevenson pasi fitoi duelin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu