Ish-sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani, ka bërë disa deklarata gjatë një interviste në “Radio Goal”: “Broja është lojtar i rëndësishëm, do ta shihja të përshtatej mjaft mirë te Napoli.
Axurrët si skuadër, por edhe napolitanët si tifozë janë kombinimi ideal për çdo futbollist. Pra, është një opsion i rëndësishëm. Megjithatë, ndoshta ai do të preferonte të provonte të luante shanset e tij te Chelsea, një klub që zotëron kartonin e tij.
Mendoj se do ta fillojë fazën parapërgatitore në radhët e bluve të Londrës, pastaj do të jetë në dorë të trajnerit Tuchel për ta mbajtur, ose larguar.
Unë e dua futbollin dhe për rrjedhojë bëj tifo që Victor Osimhen të qëndrojë te Napoli. Nigeriani ka dëshmuar se është sulmuesi ideal për lojën e Luciano Spallettit”, – shtoi Bogdani gjatë fjalës së tij.
Ish-sulmuesi shqiptar i disa skuadrave në Serie A, në fund zbuloi një sfond që e shqetëson atë personalisht: “Isha një hap larg Napolit, por më pas gjërat nuk shkuan ashtu siç shpresoja.
Klubi blu iu drejtua Bucchi dhe nuk kishte asnjë shans që të zbarkoja në Campania”.