Bleona shkëlqen me dukjen e saj, ndërsa shfaqet në studio me kostum të mbi tre mijë eurove

0
Bleona shkëlqen me dukjen e saj, ndërsa shfaqet në studio me kostum të mbi tre mijë eurove
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka tash e sa kohë që është bërë pjesë e spektaklit “Love Story” në TV Klan.

Ajo ka mahntiur publikun javë pas jave me paraqitjen e saj gjithnjë me stil dhe të kuruar deri në detaje.

Në një nga spektaklet e fundit, bukuroshja u shfaq e veshur me një kostum të zi të markës “Dolce and Gabanna”, vlera e të cilit është mjaft e lartë.

Foto: Bleona Qereti/Instagram

RonaTyra

Faqja “Mes për mes” në Instagram, e cila merret me vlefshmërinë e rrobave që veshin personazhet VIP, kanë bërë të ditur se ky kostum i saj kushton rreth 3,154 euro.

Ndërkohë, për t’i shtuar shkëlqim dukjes ajo kishte vënë në vesh edhe vathë të markës “House of Emmanuele”, të cilat kapin vlerën e 545 eurove.

Duket se për dukjen e saj luksoze, këngëtarja Qereti investon mjaft nga të hyrat e saj.

Ajo është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj të veçanta pothuajse gjatë gjithë karrierës.

/abc24.al/

Foto: Bleona Qereti/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu