Blend Baftiu, si i shpëtoi nga duart Skënderbeut “xhevahiri” që mahniti edhe UEFA-n

0
Gjigandi

Blend Baftiu, talenti kosovar që po i magjeps të gjithë me paraqitjet e tij. 22-vjeçari është kryegolashënuesi i IPKO Superligës teksa ka realizuar 18 gola me fanellën e Ballkanit.

Në 25 shtator të vitit 2015, Baftiu, u zyrtarizua nga Skënderbeu si një afrim cilësor për të ardhmen e klubit korçar. Asokohe futbollisti ishte vetëm 16-vjeçar, por aventura e tij me klubin korçar zgjati shumë pak duke sjellë largimin e tij nga Skënderbeu dhe transferimin te Prishtina. Nga Prishtina talenti nga Kosova kaloi te Flamurtari i Prishtinës dhe më pas te Ballkani, ku është shndërruar në një yll.

Së fundmi UEFA, publikoi një shkrim ku përzgjodhi 50 talentët që duhen vëzhguar në të ardhme, ku mes tyre ishte pikërisht edhe Blend Baftiu, “xhevahiri” që i shpëtoi nga duart klubit korçar dhe që sezonin e ardhshëm mund të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar në një kampionat cilësor.

Në qoftë se ka një “peng” për drejtuesit e Skënderbeut për sa i përket futbollistëve që janë larguar vitet e fundit, ai mbetet është padyshim… bomberi Baftiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu