Bjellorusia ‘dorëzohet’ përpara pandemisë, detyrohet të anulojë dy ndeshje

0
Gjigandi

Një ndeshje e Premierligës të Bjellorusisë dhe një e ligës së dytë u shtynë për shkak të rasteve të dyshuara të COVID-19, zbuloi federata vendase e futbollit të hënën.

Bjellorusia ka qenë vendi i vetëm në Evropë ku luhej futbolli në mesin e pandemisë koronavirus, duke marrë një vendim befasues teksa të gjitha ndeshjet nëpër vendet tjera u anuluan.

Ka gati 24 mijë raste të konfirmuara të koronavirusit në Bjellorusi, me më shumë se 130 vdekje.

Federata tha se ndeshja mes FC Minsk dhe Neman Grodno, e planifikuar të zhvillohet më 15 maj, është ndërprerë për shkak të rasteve të dyshuara të COVID-19 në mesin e lojtarëve të ekipit vendas.

Ndeshja e divizionit të dytë mes Arsenal Dzerzhinsk dhe liderëve të Lokomotiv Gomel, e planifikuar për 16 maj, u shty për shkak të rasteve të dyshuara në mesin e lojtarëve të Lokomotiv.

RonaTyra

Datat e reja për ndeshjet nuk u njoftuan.

I gjithë vendi ka ndërmarrë një qasje tepër të relaksuar ndaj virusit dhe Jonas Baer-Hoffmann, sekretar për FIFPro, tha se refuzimi i ligës për të vendosur ndeshjet në pritje është ‘sinqerisht jo i kuptueshëm’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu