Dy shtetas kanë rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht në Tepelenë, në vijim të kontrolleve intensive të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit R. S., 23 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi L. B., 79 vjeç, pasi në oborret e banesave të tyre, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.
Kontrolli i territorit nga toka dhe nga ajri duke përdorur dronë do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: top-channel.tv