Emri/ Zbulohet kandidati i dytë në garën për kreun e SPAK

0
Gjigandi

Gara për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është ende e hapur, ku këtë të hënë prokurori Edvin Kondili ka depozituar kërkesën e interesit.

Kujtojmë se deri më tani vetëm dy kanë qenë prokurorët të cilët kanë shprehur interes, Kondili dhe prokurori tjetër Adnan Xholi të cilët pritet ta zëvendësojnë drejtuesin aktual të SPAK, Arben Kraja, mandati i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti.

Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, ndërsa Kraja do të mbetet prokuror i SPAK për një mandat 9-vjeçar.

Pas shpalljes së thirrjes për vendin bosh në krye të SPAK, aspirantët për të do të kenë 45 ditë kohë për aplikim, duke bashkëngjitur edhe dokumentacionin e nevojshëm. Në vijim, në përfundim të këtij afati, KLP do të ketë në dispozicion edhe 45 ditë të tjera për t’u njohur me dokumentacionin dhe platformat e aplikantëve që do shprehin dëshirën për të kandiduar si dhe zhvillimin e seancave dëgjimore me secilin prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu