Një 53-vjeçar është gjetur i mbytur ditën e sotme në rezervuarin e Sellcave, Bilisht.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasin Artan Arapi, i cili që nga dje nuk ishte kthyer në banesë.
Kanë qenë familjarët ata që janë alarmuar të parët nga humbja e kontaktit me Artan Arapin dhe më pas ka vepruar policia.
Sipas informacioneve të para dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale dhe aktualisht trupi i pajetë ndodhet në morg.