Fiorentina njofton se vetëm një person brenda klubit është ende me COVID-19 pas një serie provash.
‘Viola’ së fundmi kishte zbuluar gjashtë anëtarë të klubit – tre lojtarë dhe tre anëtarë të stafit – të cilët kishin kontraktuar koronavirus.
Një deklaratë e lëshuar për media këtë mbrëmje konfirmoi se nga ata gjashtë, vetëm një është akoma pozitiv.
Të gjitha testet e tjera të kryera në pjesën tjetër të grupit mbeten negative.