Betejë mes Milanit dhe Napolit

0
Gjigandi

Milani dhe Napoli janë futur në një betejë në tregun e lojtarëve për t’i siguruar shërbimet e talentit hungarez Dominik Szoboszlai.

19-vjeçari ka rënë në sytë e shumë klubeve të mëdha me paraqitjet e tij mbresëlënëse për Red Bull Salzburg këtë sezon.

Ai i ka shënuar plot shtatë gola në tetë ndeshjet e fundit në ligë dhe ka rënë në radarin e Chelseat, Paris Saint-Germainit dhe Atletico Madridit.

Por janë dy klubet italiane që kanë shfaqur interesim më të madh për të.

Raportohet se Milani dhe Napoli janë duke i përgatitur ofertat për të.

RonaTyra

Salzburg i kërkon 25 milionë euro për të, një çmim ky që po vlerësohet si si vlefshëm për një 19-vjeçar te talentuar si ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu