“I ka martesa këto”, Vesa Luma dhe Big Basta sot nuk flasin me njëri-tjetrin dhe gjejeni pak kush e ka fajin?

0
Gjigandi

Përveç dashurisë që merret e dhurohet çdo ditë, në çift sigurisht do të ndodhin edhe zënka pasi asgjë s’mund të shkojë vaj gjithmonë.

Nëse shpesh në rrjete sociale na ndodh të shohim vetëm mjaltin e marrëdhënies mes një çifti, këngëtarja Vesa Luma ka zgjedhur t’i tregojë të gjitha, madje edhe momentet “e këqija”.

Sot ajo është zënë me Big Bastën dhe kanë vendosur të mos i flasin njëri-tjetrit me gojë gjithë ditën.

Por, gjejeni pak kush e ka fajin? Pikërisht shkrepja e një fotoje.

Duket se Vesa e ka munduar partnerin derisa t’i bëjë foton e duhur dhe mes tyre ka plasur sherri.

RonaTyra

“Righhttt on point burri 

..tash nuk folim gjithe diten ,jemi bo nervoz , se kemi nejt disa minuta me nxerr foton e duhur ama kaluse ..i ka martesa kto peripeci”- shkruan Vesa.

Mirëpo, duke qenë se s’kanë ndërmend të merren vesh live, Big Basta i ka komentuar në foto për të vazhduar “debatin”:

“Kur e qan hallin ne insta dhe merr pergjigje qe te perkrahin eshte me keq per poziten time si fotograf i merzitur  BRAVO, ma punove bukur me kete caption.”

“Aman mos mu merzit,hajde ndreqemi pls ”- ia ka kthyer këngëtarja e s’dimë ç’ndodhi më tej mes tyre, por me siguri kjo zënkë e vogël është lënë pas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu