Nuk ka më asnjë dilemë. Sulmuesi i mirënjohur Besart Ibraimi ka mbetur në Tetovë, duke vazhduar kontratën me Shkëndijën e Tetovës.
Gazetari Reshat Ibrahimi ekskluzivisht merr vesh se Ibraimi me kuqezinjtë e Tetovës ka nënshkruar edhe për dy vitet të tjera, pra deri në vitin 2022.
Sulmuesit 32 vjecar nga Kërçova i mbaroi kontrata aktuale në fund të këtij sezoni, por Shkëndija ishte e vendosur që të mbajë golashënuesin e saj më të mirë.
Ibraimi kishte oferta serioze nga klube të Kosovës dhe të Shqipërisë, por ai vendosi të jetë pjesë e Shkëndijës, aty ku ka arritur sukseset e mëdha si futbollist.