Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi sot në Elbasan një episod me ish-kreun e PD Lulzim Basha, pas shpalljes së tij non grata nga SHBA.
Berisha u shpreh se Basha i ka thënë se fëmijët e tij, PD dhe Shqipëria do të kenë pasoja nga kjo gjë. Ai tha se fëmijët dhe vendi i tij më të keqen kanë përçmimin dhe këtë gjë nuk mund ta pranojë kurrë.
“E ka shpjeguar Lulzim Basha njëherë këtë gjë. Në një bisedë me të më tha se i kanë thënë se fëmijët e tij do kenë këto e këto pasoja. Pastaj i them unë? Pastaj nëse nuk e përjashton PD do të ketë këto e këto pasoja. Pastaj? Edhe Shqipëria do të ketë. Unë i them që të gjitha këto le të bëhen se fëmijët e mi dhe vendi im më të keqen kanë përçmimin. Dhe atë nuk mund ta pranoj kurrë.
Një anti shqiptar si Soros i faktuar me të gjitha projektet e tij për ndarje dhe çarje të Kosovës. Për ideologjinë e tij që nuk pajtohet me vlerat dhe interesat e pa që kishte pengesë në këtë rrugë. Shfrytëzoi Edi Ramën duke bërë raporte mbi të cilat firmos sekretari i shtetit. Unë jam njeri pa.. nuk njoh asgjë para interest tim kombëtar. Ai nuk ka arsye të jetë anti shqiptar.. Por George Soros po. Edi Rama po”,
u shpreh Berisha.