Ka ndërruar jetë ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.
Pas këtë lajm të hidhur ka reaguar, ish kryeministri, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook.
Ai ka shkruar se Albright ishte një mike e shquar e kombit shqiptar.
Postim i plotë:
Nderim dhe mirënjohje për miken e shquar të kombit tonë, Madeleine Albright!
Te dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli sytë përgjithmonë.
Zonja Albright ishte një mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa herë Shqipërinë dhe Kosovën. Unë kam patur rastin që ta pres atë në Tiranë si ambasadore e SHBA në OKB. Në krye të diplomacisë së SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u bë promotore e fuqishme e angazhimit te diplomacisë botërore dhe fuqive ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut për çlirimin e dy milionë shqiptareve në Kosove. Ajo mbeti deri në fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës.
Me ketë rast duke u përulur me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë para kujtimit të ndritur të Sekretares Albright i lutem Zotit që shpirti i saj i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin!