Berisha parashikon ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

0
Gjigandi

Valon Berisha është një nga goditjet e pakta të dështuara të Igli Tares në këto vitet e fundit. Mesfushori i Kosovës u transferua te Lazio në fillim të sezonit të shkuar, por dëmtimet e penalizuan tej mase dhe nuk arriti të luajë rregullisht, duke humbur edhe ritmin e një ndeshje të plotë.

Janarin e shkuar është huazuar në Gjermani te Fortuna Dyseldorf, ku ka zënë menjëherë formacionin. Në një intervistë për Super Sport, mesfushori tregon se eksperienca në Gjermani mund ta bëjë më të fortë për kthimin te Lazio.

SITUATA- Ka qenë një muaj i vështirë, por tani kemi disa ditë që kemi nisur stërvitjen në grupe të ndara. Nga e hëna thonë që mund të stërvitemi në grup, por në fillim do të bëjmë testet, pasi duhet miratimi i qeverisë. Kam ardhur këtu për të marrë formën time dhe me trajnerin kam një raport të mirë, pasi njihemi shumë vite më parë. Nuk kam qenë në formë të mirë fizike te Lazio dhe ishte një vit i vështirë. Tani ka kaluar dhe jam mirë fizikisht për të luajtur.

PËRFAQËSIMI I KOSOVËS- Çdo vendim është i vështirë. Në Norvegji jam rritur si lojtar, por për mua nuk ka qenë i vështirë për të zgjedhur Kosovën. Norvegjia na donte të dy lojtarët, por morën një vendim të mirë, pasi ata mbajtën vëllain tim, ndërsa unë zgjodha Kosovën. Për mua është më e rëndësishme fitorja se golat.

LAZIO- Lëndimet bënë një pjesë të madhe që mos të luaja shumë te Lazio. Kam pasur disa dëmtime e duhet të kesh edhe pak fat. Kam kontratë me Lazion edhe për 3 sezone dhe të shikoj çfarë do të vendos për të ardhmen.

RonaTyra

COVID-19 GJERMANI- Ka shumë rregulla që zbatohen, por janë një nga vendet që kanë mjekësinë më të fortë në botë. Na kanë lejuar të stërvitemi dhe jemi afër rifillimit të kampionatit. Më erdhi rasti të luaj në Gjermani dhe të kap formën time më të mirë. Në korrik jam i Lazios dhe kam dëshirë të bëhem një lojtar i rëndësishëm. Mendoj se kampionati gjerman më përshtatet shumë, por edhe në Itali mund të luaj pa problem.

NDESHJA ME MAQEDONINË– Mendoj se kemi mundësi të fitojmë. Ata kanë më shumë eksperiencë, por ne jemi gati gjithmonë për fitore. Do të jetë një ndeshje e fortë normalisht, por ne jemi gati gjithmonë për Kosovën.

LIGA E KOMBEVE- Jemi në një nivel me kundërshtarët e mund të fitojmë në ndeshjet në shtëpi. Mundësitë janë të dalim në vend të parë, pasi nuk ka shumë diferenca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu