I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ish kryeministi Sali Berisha, i cili më 15 tetor do të festonte 75-vjetorin e lindjes, ka rrëfyer se ndhet si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht 20 vjet më i ri. Madje ai ka zbuluar edhe “sekretin” që e mban kaq të ri. Sipas ish kryeministrit, gjithçka ka të bëjë me kalitjen, me stërvitjen. Ai shprehet se nuk është njeri abuziv. Berisha tha: Unë mund të ndihem në të njëjtat parametra fizikë e psikologjikë të 20 viteve më parë. Kam një sekret, sekreti im është kalitja. Gjithë jetën i kam besuar stërvitjes. Në tërësi, nuk jam njeri abuziv, por kalitja është sekreti sot. Kam shumë arsye për të festuar në këtë 75-vjetor, nuk marrë ashensor për katin e katërt ku banoj. Respektoj shkallët”.Ish kryeministri Berisha ka lindur më 15 tetor 1944 dhe përveç jetës profesionale si mjek, para viteve ’90, që prej Lëvizjes së Dhjetorit e deri më sot është një prej njerëzve më aktivë në politikën shqiptare.