Ish-kryeministri Sali Berisha, iu përgjigj këtë mbrëmje Lulzim Bashës i cili tha se zgjedhjet e 6 marsit ishin një kurth pas protestës së 8 janarit dhe ishin të detyruar për të marrë pjesë në zgjedhe.
Berisha tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se çdo zgjedhje për humbësin është kurth.
Lideri historik i PD theksoi se Lulzim Basha ka frikë nga zgjedhjet dhe është i vetmi që i ka bojkotuar ato.
“Çdo zgjedhje për humbësin është kurth. Ai ka frikë të tmerrshme nga zgjedhjet dhe është i vetmi që ka bojkotuar zgjedhjet. Të thuash që 6 marsi është një kurth, në një kohë kur ishte një domosdoshmëri ligjore kushtetuese, është një absurditet. Pra, dhe ai në 6 mars, Edi Rama i dorëzoi atij, rrëmbeu logon e partisë. Plus faktorë të tjerë. Si mund të ishte kurth 6 marsi, e di vetëm mendja e tij.”
-tha Berisha.