Ajo është bërë e njohur që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP.
Bëhet fjalë për modelen Beniada Nishani e prezantuar për publikun edhe me mbiemrin Jakic.
E njëjta pas përfundimit të spektaklit bëri të ditur se do të qëndrojë në Shqipëri, pasi jetonte dhe vepronte prej shumë vitesh në Itali.
Beniada Nishani (Foto: Instagram)
Biondja është mjaft aktive edhe në rrjete sociale dhe së fundmi ka prezantuar shtëpinë luksoze që duket se e ka blerë në kryeqytetin e Shqipërisë.
“Shtëpia ime e re në Tiranë”, ka shkruar ajo duke zbuluar pak nga ambientet e këtij investimi.
Së njëjtës po ashtu iu është ofruar edhe një punë e re, si prezantuese e një emisioni sportiv.
Përveç si modele, finalistja e BBV kishte marrë pjesë edhe në disa filma të famshëm në Itali, sikurse ai “Loro”.
/abc24.al/