Beniada Nishani: Kam qenë e lumtur edhe para Big Brother, është diçka që kemi brenda vetes tonë

0
Beniada Nishani: Kam qenë e lumtur edhe para Big Brother, është diçka që kemi brenda vetes tonë
Gjigandi

Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, vazhdon të jetë një personazh i pëlqyer nga publiku e po ashtu edhe shumë e komentuar.

Modelja, me mijëra ndjekës në Instagram, së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

“Ishe më e lumtur para apo pas Big Brotherit”, ka qenë njëra nga pyetjet së cilës iu përgjigj biondja.

Beniada Nishani (Foto: Instagram)

RonaTyra

“Mendoj që lumturia është diçka që kemi brenda vetes tonë. Sigurisht, puna shumë faktorë ndikojnë. Kam qenë e lumtur edhe përpara dhe jam e lumtur edhe tani”, u shpreh Beni.

Ajo tashmë ka kthyer të gjitha aktivitetet në Shqipëri, pasi premtoi se pas mbarimit të spektaklit do të kthehet për të jetuar përfundimisht në vendin e origjinës.

Finalistja e BB VIP tani është e angazhuar në një emision sportiv, të cilin e fitoi gjatë qëndrimit brenda shtëpisë.

Në Itali, ajo ka bashkëpunuar me disa marka të njohura e gjithashtu ka qenë edhe në disa projekte filmike.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu