Ardian Bujupi dhe Noizy po vijnë me një bashkëpunim, lansohet të enjten

0
Ardian Bujupi dhe Noizy po vijnë me një bashkëpunim, lansohet të enjten
Gjigandi

Artistët shqiptarë gjatë kësaj periudhe po sjellin projekte të ndryshme muzikore ku nuk mungojnë as bashkëpunimet.

Në këtë valë projektesh, një i tillë do të vijë edhe nga dy artistët e njohur dhe tejet të suksesshëm, Ardian Bujupi dhe Noizy.

Dyshja kanë bashkuar forcat për të realizuar këngën që mban titullin “Aventura” dhe do të jetë e vizuelizuar edhe me klip.

Foto: Ardian Bujupi/Instagram

RonaTyra

Kënga u paralajmërua përmes llogarive përkatëse në Instagram ku edhe zbuluan se e njëjta pritet të lansohet të enjten.

“Masterclass, kënga Aventtura del të enjten në ora 00:00”, ka shkruar Ardian Bujupi në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që të dy kanë qenë mjaft aktive kohëve të fundit, pak javë më parë Bujupi lansoi këngën “Lotto”, ndërsa Noizy erdhi me projektin “Warning” në bashkëpunim me BM. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu