Anemia është një çrregullim shumë i zakonshëm i gjakut, i cili zhvillohet kur qelizat e kuqe të gjakut nuk kanë hemoglobina të mjaftueshme, ose kur numri i tyre është i vogël.
1. Ndjeheni të rraskapitur dhe të dobët
Sipas Niket Sonpal, mjek dhe asistent i mjekësisë klinike, mungesa e hekurit si komponent i rëndësishëm i hemoglobinës shkakton lodhjen.
Mungesa e hekurit bën që të keni fuqi të ngriheni nga shtrati, por do të ndjeheni të rraskapitur për të përfunduar detyrat e ditës.
Keni preferenca të çuditshme për gjëra që nuk janë ushqim
Njerëzit të cilët janë anemikë mund të zhvillojnë një sindromë të quajtur pica, e cila shkakton dëshira të çuditshme për të ngrënë objekte që nuk janë ushqim, si pluhuri, akulli, ose balta, shpjegon Sonpal.
Keni dhimbje koke ose ndjeheni të trullosur
Dhi mbja e kokës dhe marramendja mund të jenë simptoma të anemisë.
“Kjo ndodh nga mungesa e oksigjenit në tru”, thotë Sonpal dhe ndonjëherë përcillet me alivanosje.
Rrahjet e zemrës i keni të parregullta
Rrahjet e parregullta të zemrës, ose shkalla e rritur e të rrahurave të zemrës ndodh kur trupi juaj përpiqet të kompensoj mungesën e energjisë
Mbetni pa frymë
Kur organet tuaja nuk janë duke marrë oksigjen të mjaftueshëm, mushkëritë tuaja fillojnë të kompensojnë dhe te punojnë më shumë për të rritur nivelin e oksigjenit.
Duart dhe këmbët i keni gjithmonë të ftohta
Kur jeni anemik qarkullimi i gja kut është i kufizuar.
Ky qarkullim i kufizuar i gja kut në duar dhe këmbë, mund te shkaktoj ndjenjën e ftohtë dhe mpirje në këto pjesë.