“Bën gërr-gërr kot”, gazetaret përplasen live në studio për Saimir Tahirin – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Gazetaret Anila Basha dhe Klodiana Lana janë përplasur mbrëmjen e së enjtes në “Opinion”, teksa komentonin vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Klodiana Lala: Në 90 % të rasteve, kur personat e caktuar janë akuzuar për trafik narkotikësh, qoftë edhe me një telefonatë, me një indicie indirekte, kanë shkuar në masën e sigurisë arrest me burg.

Anila Basha: Si, si? Si ishte? Trafikanti i thjeshtë? Ça po thua?
Klodiana Lala: Në rastin konkret, Saimir Tahiri….
Anila Basha: Ça po tregon, se po flet për Ministrin e Brendshëm?
Klodiana Lala: U nis nga disa përgjime, që në fakt rezultojnë ndryshe në sallën e gjyqit, që hetimi kishte nisur një vit përpara se sa të dilte Katania me një përfundim.
Anila Basha: E mban mend ti Klodi atë apo jo? Po ato i morën nga media moj gjithçka, po ca bën kot, gërr-gërr-gërr kot. Nxirri edhe një herë përgjimet, se ashtu flasin të gjithë….
Klodiana Lala: Basha më lër ta mbaroj argumentin…
Anila Basha: Po ti ke një orë që flet për argumentin.
Klodiana Lala: Mund të flas dy orë dhe pa e sqaruar nuk e lë këtë gjë.
Anila Basha: Nuk po thua asgjë e kupton? Po ziheni me veten ndërkohë. /tvklan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu