Bellerin do t’i mbjellë nga 3000 drurë për çdo fitore të Arsenalit

0
Gjigandi

Mbrojtësi anësor i Arsenalit, Hector Bellerin, ka premtuar se do t’i mbjellë nga 3000 drurë për çdo ndeshje që Arsenalit e fiton deri në fund të këtij sezoni.

Topçinjtë do të kthehet në fushën e lojës në Premierligë sonte në orën 21:15, pas 102 ditëve pauzëë, për përballjen kundër Manchester Cityt në stadiumin Etihad.

Kjo do të jetë ndeshja e parë nga gjithsej dhjetë për skuadrën e Mikel Artetas të mbetura deri në fund të sezonit, përderisa klubi londinez do të tentojë ta sigurojë kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Çdo fitore e Arsenalit do të ketë ndikim edhe në natyrë, pasi që Bellerin ka lidhur bashkëpunim me organizatën “One Tree Planted” dhe ka premtuar se do t’i mbjellë nga 3000 drurë për çdo fitore të Arsenalit deri në fund të sezonit.

“Si fëmijë, teksa rritesha në Barcelonë, unë kalova shumë kohë me gjyshin tim në kopsht, duke mbjellë drurë dhe duke luajtur në pyje, kështu që ky është një problem që e ndiej afër zemrës”, ka thënë Bellerin.

RonaTyra

“Kur dëgjova për punën që e bën One Tree Planted, e dija se duhet të bashkëpunoja me ta. Shpresoj se duke e bërë këtë dhe duke e përdorur platformën time, të tjerët do ta shohim sa e rëndësishme është të kujdesesh për botën dhe të dhurosh para për një kauzë që na prek të gjithëve”.

Bellerin është i njohur për qëndrimet e tij për ngrohjen globale dhe problemet e ambientit. Në të kaluarën, ai është shprehur përdorimit të gjësendeve një përdorimeshe të përbërë nga plastika dhe për ndikimin që ngrohja globale e ka në shoqëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu