Bekaj në numra – 1081 minuta i pamposhtur

0
Gjigandi

Portieri i Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj është ndër pikat kyçe të skuadrës së Armend Dallkut. Bekaj është i pa mposhtur në 1081 minuta, duke qenë vendimtar në shumë ndeshje të “bardhekaltërve”.

Kjo shifër e frikshme është arritur në sezonin 2018-19. Një rekord në elitën e futbollit tonë, e cila ende nuk është thyer nga askush.

Bekaj, 23 vjeçar, në këtë sezon ka zhvilluar 26 ndeshje si titullarë, duke munguar vetëm dy ndeshje.

Në 14 ndeshje nuk është mposhtur, ndërsa ka pranuar vetëm 16 gola, falë edhe mbrojtjes së fortë së Prishtinës.

Bekaj në numra

RonaTyra

Bekaj, 23 vjeçar, në këtë sezon ka zhvilluar 26 ndeshje si titullarë, duke munguar vetëm dy ndeshje.

Ndërsa, në sezonin aktual numri një i Prishtinës nuk është mposhtur në 492 minuta. Bekaj në këtë sezon nuk është paraqitur në dy ndeshje në kuadër të Superligës.

Feronikeli    0-1    Prishtina           90min

Prishtina     3-0    KEK-u               90min

Gjilani          0-3    Prishtina          90min

Prishtina     2-0    Trepça’89          90min

Drenica       0-1    Prishtina            90min

Prishtina     2-0    Ballkani             90min

Ferizaj         0-0    Prishtina           90min

Drenica       0-0    Prishtina           120min

Prishtina     2-0    Drita                 90min

Liria             0-4    Prishtina          90min

Prishtina     0-0    Trepca’89      120min

Flamurtari  2-0    Prishtina         31min

Përveç garës për titull që Prishtina dhe Drita po e zhvillojnë, është duke u bërë edhe një garë interesante ndërmjet dy portierëve Visar Bekaj dhe Faton Maloku.

Që të dy janë pika të forta të skuadrave të tyre, të cilët mund të jenë krucial në garën për titull kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të kampionatit.

Me formën e mirë të Bekajt, Prishtina mund ta rikthejë titullin në kryeqytet pas shtatë vitesh mungesë.

Formë të mirë këtë sezon ka shfaqur edhe veterani, Faton Maloku i KF Dritës. Maloku dje ishte titullarë në fitoren ndaj Llapit (0:4) duke mos pranuar gol.

Maloku momentalisht mban rekordin për këtë sezon duke ruajtur portën e tij të pa prekur për 559 minuta.

Numri një i “Intelektualëve” deri më tani ka zhvilluar 10 ndeshje në Superligë.

Portieri, 29 vjeçar, në afatin kalimtar të verës së kaluar u rikthye te Drita nga klubi shqiptar Kukësi.

Drita është lidere e Superligës me 61 pikë pas 28 xhiro, ndërsa Prishtina renditet në pozitën e dytë me 57 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu