Partizani ka vetëm 2 të prekur me Covid-19!

0
Gjigandi

Një tjetër lajm i mirë për Partizanin. Ka qenë vetë klubi i kuq që ka njoftuar në faqen e saj zyrtare në Facebook shërimin e plotë të një tjetër futbollisti që ishte prekur nga COVID-19. Pas Dejan Boldor dhe Besnik Feratit, edhe talenti Esat Mala është shëruar pasi edhe testi i dytë që ka kryer ka rezultuar negativ.

Edhe Esat Mala është gati për 2 ndeshjet e fundit sezonale të Partizanit, ndërsa të kuqtë tashmë presin edhe përgjigjet e testeve që do të kryejnë dy lojtarët e tjerë të prekur nga koronavirusi Erald Çinari dhe Kristi Kote.

NJOFTIM

FK Partizani njofton se Esat Mala, një prej lojtarëve të ekipit që u konfirmuan pozitiv me CODIV-19, ka rezultuar negativ. Mesfushori 21 vjeçar ka kryer testin e dytë të hënën dhe ka dal negativ. Tashmë testimeve të radhës priten ti nënshtrohen edhe dy lojtarët e tjerë Erald Çinari dhe Kristi Kote.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu