E rëndë në Shkodër/ Makina përplas dy kalimtarë në trotuar, vdes 28-vjeçarja

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë është shënuar në Shkodër, ku ka gjetur vdekjen një 28-vjeçare si pasojë e lëndimeve.

Në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur dhe ka plagosur dy qytetarë që ishin në trotuar.

Vajza L. H. 28 vjeçe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shkodër/Informacion Paraprak

RonaTyra

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu