Përmbyset makina në Qafë-Kashar, pasagjerja dërgohet me urgjencë në spital

0
Gjigandi

Pas atij të Shkodrës, një tjetër aksident është shënuar pasditen e sotme në Qafë-Kashar, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys.

Nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar shtetasja T.K., 59 vjeçe, e cila ishte pasagjere. Ajo është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në n kujdesin e mjekëve.

Sakaq ka shpëtuar pa dëmtime shoferi me inicialet S.H., i cili ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Tiranë/Informacione paraprake

RonaTyra

Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet shtetasja T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu