Ish reprezentuesi i Zvicrës, futbollisti nga Kosova, Valon Behrami, me Genoan fitojnë tre pikë të mëdha në luftë për mbijetesë në Serie A.
Gemoa si vendas e mundi me 2:0 Spal-in, në takimin e javës së 32-të.
Në minutën e 24-të, Pandev shënon për 1:0, ndërsa Falauq lëshon rastin që të shton epërsinë në minutën e 37-të, pasi që dështoi nga penalltia, ku goditjen e tij e priti portieri Letica.
Në minutën e 54-të, Schone thellon fitoren në 2:0.
Valon Behrami ka luajtur standard deri në minutën e 74-të për Genoan, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 67-të.
Genoa është në vend të 17-të me 30 pikë dhe Spal i fundit me 19 pikë.