Drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli i ka replikuar me ironi trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishit në emisionin “Dueli Sportiv”.
Munishi theksoi se Prishtina fitoi “miqësoret” e para në Superligë dhe akoma nuk ka filluar liga për ta, ndërsa reagimi i Begollit ishte i menjëhershëm.
“Nuk e di për cilat miqësore e ke fjalën. Ne i kemi shënuar tre gola Drenicës, të cilës ju nuk e keni mposhtur. Gjithashtu kemi fituar ndaj Vushtrrisë, ndërsa ata ju kanë mposhtur”, tha fillimisht Begolli.
“Ne i kemi lënë llafet edhe iu kemi fokusuar terrenit. Prishtina sivjet flet në fushë”, përfundoi drejtori sportiv i Prishtinës, Begolli.
Vlen të potencohet se Prishtina i ka fituar të gjitha ndeshjet që nga rikthimi i futbollit, kurse Ballkani nuk ka gjetur akoma golin, e as fitoren!