Në një intervistë të dhënë për mediat angleze, trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers ka pranuar se ishte infektuar me coronavirus.
Rodgers u shpreh se ai u testua pozitiv sapo u vendos për suspendimin e Premier Ligës angleze në fillim të muajit mars.
“Po, ne kishim simptoma, unë dhe bashkëshortja ime. Bëmë testin për Covid 19 dhe të dy dolëm pozitiv” – u shpreh ai për BBC Sport.
“Por e kemi kaluar, të dy kemi bërë testet përsëri dhe jemi negativ”.
Kujtojmë që dje u mor vendimi që Premier Liga angleze të rikthehet me datën 17 qershor.