Befason futbollisti i njohur: E kam pasur koronavirusin për 60 ditë pa e ditur

0
Gjigandi

Mbrojtësi i Fiorentinas, Martin Caceres, ka bërë të ditur se e ka pasur koronavirusin për dy muaj pa e ditur se është infektuar.

Gjatë një bisede me bashkëkombësin e tij, Yisela Paola, në Instagram, uruguaiani ka treguar se ishte vendosur në karantinë për shkak të simptomave.

“Pa e ditur, e kam pasur koronavirusin në organizmin tim për 60 ditë. Kam pasur disa simptoma ndërmjet 8 dhe 15 mars”.

“Gjatë ushtrimeve në shtëpi, ndjeja diçka në mushkëri. Më thanë të qëndroja në karantinë dhe është dashur të përfundonte para 20 ditësh”.

“Ndoshta virusi është dashuruar. Dje, isha negativ, pasi e bëra testin me shtupë. Jam si i ri”, ka deklaruar Caceres.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu