Beatrix Rasmosaj tregon se si është reagimi i saj kur dëgjon frazën e pakuptimtë që kishte thënë …

0
Beatrix Rasmosaj tregon se si është reagimi i saj kur dëgjon frazën e pakuptimtë që kishte thënë …
Gjigandi

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë një prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP.

Në rrjetet sociale, ajo ishte tallur me të madhe për një frazë të pakuptimtë që ajo kishte thënë një herë, duke u shprehur: “Si i thonë bukur në shqip?”.

Pasi ka dalë nga shtëpia dhe ka parë gafën e saj, Ramosaj ka qeshur edhe vet me atë që kishte thënë.

Beatrix Ramosaj në Big Brother VIP (Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram)

RonaTyra

Së fundmi, ajo bëri të njëjtën gjë kur publikoi një video në rrjetin social TikTok, duke treguar reagimin e saj pasi dëgjon “frazën e famshme”.

Ajo e nis videon duke përsëritur fjalët e njëjta që kishte thënë në dhomën e rrëfimit, ku në një momentit nuk i kujtoheshin fjalët adekuate dhe kishte përfunduar duke thënë: “Qysh thuhet bukur në shqip”.

@therealbeatrixramosaj Qysh thuhet bukur n’shqip? 😂 LMFAO #bbvipal #qyshthuhetbukurshqip #fyp ♬ original sound – serene

Kujtojmë që kjo frazë ishte shndërruar në ‘meme’ edhe gjatë një proteste në Tiranë kundër rritjes së çmimeve.

Një nga qytetarët kishte mbajtur në duar një banderolë drejtuar qeverisë, ku shkruante: “Si i thuhet shqip ul taksat”.

/abc24.al/

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu