Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj dje (e martë) ka lansuar projektin më të ri muzikor.
Projekti mban titullin “Ma shumë se ti” dhe erdhi në bashkëpunim me DJ Geek, ndërsa Beatrix dukej e mahnitshme si “Catwoman’ e veshur në një trupore lëkure me ngjyrë të zezë.
Ndërsa, po shijon suksesin e këngës, Beatrix ka ndarë edhe disa imazhe të reja të shkëputura nga xhirimet e klipit.
Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram
“Ma shumë se ti” e qasshme në të gjitha platformat. Cila pjesë e këngës dhe klipit po ju pëlqen më shumë? Më tregoni mendimin tuaj”, ka shkruar Beatrix sipër imazheve.
Ndërkohë, theksojmë qe tekstin i këngës thuhet se është një dedikimi për aktorin Donald Veshaj me të cilin krijojë një lidhje dashurie gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.
Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram
Dyshja i dhanë fund romancës menjëherë pas përfundimit të BB VIP dhe që nga ajo kohë nuk kanë munguar ‘thumbat’ dhe dedikimet në rrjetet sociale.
Përveç këngës së re, Beatrix ka paralajmëruar se po punon edhe në disa projekte të tjera muzikore. /abc24.al/