Bayerni, shumë shpejt në majën e botës

0
Gjigandi

Herbert Hainer sapo shkroi një kapitull të rëndësishëm si president i klubit të Bajernit. Edhe pse është vetëm fillimi, numri një i klubit më të titulluar në Gjermani premton se dopieta në këtë sezon nuk do të jetë e vetmja. Planet për të ardhmen si dhe gjendjen e klubit Hainer i pasqyroi në një intervistë për revistën e klubit, “51”, shkruan Panoramasport.

Si ndihet Hainer në rolin e presidentit të Bajernit?

Mund të them se tani kam fituar një lloj imuniteti nga ky emocion. Edhe pse thjesht mendimi që jam pjesë e këtij klubi, më ngjall emocione të mëdha. Unë e kam dashuruar këtë klub që kur isha një fëmijë. Të jesh president i Bajernit është një përgjegjësi e madhe ashtu si dhe një kënaqësi. Jeta jote ndryshon në mënyrë radikale. Puna është intensive dhe dita përfundon shumë shpejt. Ambienti këtu është shumë i ngrohtë, këtu jemi një familje e madhe që punon për një qëllim.

Cili është për ju lojtari më i mirë i sezonit?

Është shumë e vështirë të flasësh për një lojtar në këtë skuadër. Ishte një sezon fantastik, skuadra bëri gjithçka për të fituar kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë. Por, mund ta pranoj që kam mbetur shumë i kënaqur me Alfonso Dejvisin. Ai u rrit shumë për një kohë të shkurtër dhe tani mund të duket sikur ka një jetë te Bajerni. Tifozët tanë në të gjithë botën janë befasuar nga paraqitja e tij. Ai djalosh është shumë i bukur për t’u parë në fushë. Jemi zbavitur shumë me të.

RonaTyra

Një paraqitje të mirë bëri edhe skuadra e dytë në kategorinë e tretë, e keni ndjekur?

Ky zhvillim nuk është rastësi, kemi investuar në skuadrën e dytë dhe presim shumë nga ajo. Sebastian Hënes është një trajner i zoti i cili di të sillet me lojtarët e rinj. Ai i motivion ata për t’i përgatitur për skuadrën e parë. Në të ardhmen duam që te Bajerni të luajnë lojtarë që janë rritur këtu. Vetëm kështu ata mund të kuptojnë rëndësinë që ka ky klub. Më lejoni të falënderoj edhe Hasan Salihamixhiçin i cili ka një meritë të madhe në drejtimin e “Bayern Campus”.

Jeni një tifoz i lojtarëve që sakrifikojnë. Cilët janë ata që ju kanë bërë për vete deri tani?

Në kohën e pandemisë pashë shenja pozitive nga e gjithë skuadra. Leon Gorecka dhe Zhoshua Kimish janë dy prej tyre. Me “WeKickCorona” ata morën një indikativë të madhe, këta lojtarë menduan për njerëzit në nevojë dhe kjo i bën të mëdhenj. Por, edhe në fushën e lojës, të dy treguan se janë të bashkuar duke bërë një kampionat të madh. Futbolli është shumë i lidhur me humanizmin, pa të asgjë nuk ka kuptim. Në fund luajmë për tifozët dhe jo për veten. Kjo u pa edhe në fushatën kundër racizmit. Bajerni është një klub i cili ka hapur dhe do të hapë dyert për të gjithë që duan të jenë pjesë e skuadrës pa përjashtim feje, ngjyre apo lloji. Jemi njerëz që jetojmë në një botë, të gjithë të barabartë.

Si po e përjeton Bajerni këtë krizë botërore të shkaktuar nga pandemia?

Mendoj se kemi arritur ta menaxhojmë në mënyrën më të mirë këtë periudhë jo të lehtë për njerëzimin. Sigurisht që ka pasur dhe do të ketë disavantazhe të mëdha në të ardhmen. Nga ana ekonomike nuk jemi lëkundur, por nuk mund të dalim tani në merkato dhe të përfitojmë nga kriza e skuadrave të tjera për të blerë lojtarët që duam. Duhet të ruajmë një balancë e cila është e nevojshme për vazhdimësinë.

Cili është plani juaj me këtë klub?

Duam të rikthehemi dominues në Europë. Atë që e kemi bërë prej 8 vitesh në Gjermani duam që ta bëjmë edhe në Champions. Bajerni ka qenë dhe do të mbetet një nga klubet më të mira në botë. Kemi nisur një projekt i cili do të na japë atë që duam. Është vetëm fillimi i një rruge të gjatë e nisur nga paraardhësi im, Uli Hënes. Në mendjen e tij, Bajerni meriton të jetë ndër skuadrat më të mira në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu