Skuadra e Bayern Munich siç duket është e gatshme që të arrijë një marrëveshje me Coutinhon për zgjatjen e huazimit të tij.
Kjo zgjatje e huazimit të futbollistit po besohet se do të bëhet në mënyrë që skuadra gjermane ta ketë në skuadër Coutinhon edhe për Ligën e Kampionëve.
Sipas mediave gjermane, futbollisti do të jetë pjesë e Bayernit deri në fund të sezonit.
Kurse në anën tjetër për futbollistin interesim kanë shprehur disa skuadra të Premier Ligës.