Pak më parë është ‘zyrtarizuar’ transferimi i Leroy Sane te Bayern Munich.
Leroy Sane është parë sot në qytetin e Mynihut, ku do të kryente testet mjekësore dhe pritej zyrtarizimi i tij.
Por, një gjë e tillë nuk erdhi, derisa veproi faqja arabe e Bayern.
Atje u publikuan disa fotografi të Sane tek vinte firmën e tij mbi kontratën me Bayern.
Një gjë e tillë duket të mos ketë qenë në marrëveshje, pasi raportimet e fundit thonë se Bayerni ka nisur një kërkim falje për ‘Citizens’.
Të gjithë kanë konfirmuar se transferimi është kryer, por Bayern nuk ka diçka në faqen zyrtare, pasi duhet respektuar koha e caktuar.