Bayern Munich ka mundur 4-2 Bayern Leverkusen dhe ka fituar Kupën e Gjermanisë për të 20-ën herë në historinë e klubit.
Ka qenë një fitore e lehtë për kampionët e freskët të Gjermanisë, të cilët e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0 falë Alaba-s dhe Gnabry.
Në pjesën e dytë kanë ardhur dy golat e tjerë të bavarezëve, të realizuar nga Lewandowski.
Polaku është bërë tani golashënuesi më i mirë në tre kompeticionet për klube që ka luajtur në këtë sezon: Bundesliga (34), Champions League (11) dhe Kupa e Gjermanisë (6).
Ka qenë një ndeshje e veçantë edhe për Thomas Muller, i cili ka barazuar rekordin e Franck Ribery me tetë finale të luajtura në Kupën e Gjermanisë.
Bender dhe Havertz kanë qenë autorët e golave të Leverkusen.