Kryetrajneri i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, Tahir Batatina, tha se është një ditë e veçantë.
“Sot është një ditë e veçantë për qytetarët e Podujevës, për mua dhe gjithë bashkëluftëtarët e lirisë, për familjet e dëshmorëve që i humbën anëtarët e tyre që ne të jemi të lirë në shtetin tonë.
Unë sot po ndihem krenar që edhe në paqe po iu shërbej qytetarëve të Podujevës atu ku është rinia dhe e ardhmja e qytetit, tek klubi i zemrës, KF Llapi.
Urime qyteti im dhe ju qytetar të vendit tim dita e çlirimit. Do të jem i juaji në çdo kohë dhe në çdo rrethanë! “, shkruan Batatina.