Bashkim Haxhimusa – njeriu që rrezikoi shumë në Gjeneratën e Republikës 

0
Gjigandi

Të merresh me sporte luftarake në vitet e 90-ta, ka qenë njësoj sikur të jesh ushtar me pushkë përballë pushtuesit serb.
Në disiplinat e ndryshme të sporteve luftarake, kush më shumë e kush më pak dhanë kontribut për zhvillimin e garave të Republikës së Kosovës.

Bashkim Haxhimusa i takon Gjeneratës së Republikës. Njeriu i karatesë që dha shumë në periudhën më të vështirë (1991-1999). 

Ai me mijëra sportistë nuk ndalën por luftuan me të gjitha mjetet që kishin për të mbajtur gjallë sportin. Haxhimusa dha aq sa mundi për karatenë dhe sportin në përgjithësi, duke iu kundërvu edhe pushtuesit serb.

Ai ka qenë halë në sy për regjimin serb sepse përveç si vepimtar sportiv ka qenë edhe truprojë e koordinatorit të UÇK-së, Adem Demaçi. Në fund iu bashkua edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë kundër agresorit serb. Sot është përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu