Barcelona është në kërkim të një sulmuesi tash e një kohë të gjatë.
Mediat spanjolle raportojnë se tashmë klubi blaugran është shumë afër arritjes së marrëveshjes me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Mirëpo, siç shkruan Mundo Deportivo gjerat mund të ishin ndryshe, nëse Bartomeu do të kishte arritur të bindte presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy për të hyrë në bisedime për Harry Kane.
Synimi kryesor i Bartomeu për këtë verë ishte kapiteni i Anglisë dhe ai bëri një përpjekje për të hapur bisedime me Levy, por një gjë e tillë nuk ndodhi.