Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, tregon se cilën skuadër dëshiron ta drejtojë

0
Gjigandi

Hamdi Salihi tashmë është pjesë e stafit teknik të trajnerit Edi Reja, mirëpo shkodrani nuk e fsheh se një ditë kërkon të jetë në krye të Vllaznisë, duke qenë se kuqeblutë do jenë gjithnjë në zemrën e tij.

Këtë ish-futbollisti e ka pohuar në një prononcim për emisionin “Sport Arena”.

Unë gjithmonë kam thënë se jam krenar që kam luajtur me Vllazninë. Ai është ekipi që më ka bërë futbollist dhe do mbetet gjithmonë në zemrën time. Kur i hyn këtyre rrugëve të trajnerit, kuptohet që njeriu ka ambicie dhe ëndrra të mëdha dhe njëra prej tyre padyshim është edhe ajo që unë të drejtoj një ditë Vllazninë.

Shpresoj që kjo të jetë në momentin e duhur dhe unë do të isha i lumtur nëse do ta realizoja një ditë”, u shpreh Salihi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu