Barcelona ka vendosur për rikthimin në stërvitje.
Skuadra e Barcelonës po bën të gjitha përgatitjet për rikthimin në stërvitje, dhe tashmë ka edhe një datë për këtë rikthim.
Pasi të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit rezultuan negativ në testet e Covid-19, Barcelona ka vendosur të kthehet në stërvitje të premtën.
Këtë lajm e ka konfirmuar faqja zyrtare e Barcelonës, përmes një komunikate në faqen zyrtare të skuadrës.
Lojtarët do të stërviten individualisht, duke respektuar distancën sociale.
Nuk ka datë të saktë për rifillimin e stërvitjeve grupore.