Barcelona rikthehet në fushë

0
Gjigandi

Pushimet prej Koronavirusit kanë përfunduar dhe Kike Setien do të përgatisë 11 ndeshje vendimtare. Në epokën e tij të parë si trajner i katalanasve ngjalli shumë dyshime dhe e ardhmja e tij vendoset edhe nga këto javë. Trajneri është i vetëdijshëm që rezultatet do të vendosin fatin e tij.

“Ne varemi nga kjo gjë.

Nëse nuk fitoj, e di mirë se çfarë do të ndodhë, ky është ligji i profesionit tim”, ka thënë trajneri përcjell panoramasport. Në këtë periudhë të shkurtër ka disa objektiva dhe detyrime. Jo vetëm që duhet të bindë për tifozët dhe për titullin kampion, por duhet që të fitojë edhe për të ardhmen e tij.

Në rast se do të triumfojë në La Liga, ka shanse që të vazhdojë rrugëtimin e tij në këtë skuadër. Pastaj Champions-i është një tjetër histori. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Majorkën, trajneri Setien thotë se Mesi do të luajë 100% dhe Suarez mund të luajë titullar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu