Barcelona nuk e do, largon mbrojtësin me çdo kusht!

0
Gjigandi

Barcelona është lodhur nga Samuel Umtiti. Mbrojtësi francez ka patur një sezon shumë të dobët dhe nuk ka dhuruar thuajse asgjë për ekipin e Setien, madje mund të mbahen mend vetëm gabimet e tij.

Umtiti nuk ka rol as në dhomat e zhveshjes, prandaj drejtuesit janë duke u munduar ta largojnë. SPORT shkon dhe më tej duke bërë me dije se katalanasit mund ta huazojnë nëse nuk arrijnë ta shesin në verë.

Ata nuk e duan lojtarin në Camp Nou dhe Umtiti është lajmëruar për diçka të tillë. Francezi nga krahu tjetër ka hedhur sytë drejt një kampionati tjetër dhe mbetet një dëshirë e hershme e Arsenalit që vuan shumë në qendër të mbrojtjes.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu