Banorët e Kombinatit: Duam siguri, të mos flejmë me vdekjen – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Pasojat e tërmetit të 21 shtatorit i vuajnë edhe sot banorët e Kombinatit.

“U thyen të gjitha, pati zhurmë të madhe”, thotë një nga banorët.
Por, tashmë të tjera pyetje kërkojnë përgjigje.
“Duam të vijnë specialistët dhe të thonë nëse këto banesa janë të banueshmë sërish apo jo. Që ne të mos flejmë me vdekjen”, shprehet një tjetër.
Duket që kërkohet një mirëkoordinim mes të gjitha instancave shtetërore. Shefi i zjarrfikësve në Kombinat, Luan Shehu, thekson: “Këtu duhet të jenë prezentë inxhinierët zbatues”.
Disa nxitojnë t’i riparojnë shpejt banesat. Të tjerë kanë zgjedhur rrugën e largimit.
Ekspertët kanë nisur të riparojnë dëmet, ndonëse vështirësia është e lartë.
“Vendosëm shinat për të ndaluar njerëzit të kalojnë aty ku është e rrezikshme”, tha Shehu.
Trauma e të prekurve vazhdon dhe ata presin një përgjigje: “I pyeta nëse do të vinin për një muaj, më thanë që mund të vinin edhe për 3 muaj”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu