Ballkani uron Dritën për trofeun e fituar!

0
Gjigandi

Drita edhe zyrtarisht që nga dje është kampion i Kosovës në futboll për ediconin 2019/20.

Ishte barazimi, 2:2, i Gjilanit dhe Ballkanit, që i bëri rivalët e dy skuadrave të cekura automatikisht kampion.

Kurse, gjatë ditës së sotme, është skuadra e Ballkanit që ka uruar Dritën për trofeun e fituar.

“Urime për Championin e Kosoves FC Drita. Suksese ne garat e Champions League, urojmë të na perfaqesoj denjesisht”, ka shkruar faqja zyrtare e Ballkanit në llogarinë e tyre në Facebook.

Gjatë ditës së djeshme, urim për trofeun e fituar të Dritës i kishte bërë edhe rivali tjetër, Prishtina.

RonaTyra

Kurse, Gjilani, rivali lokal i Dritës, një gjë të tillë nuk e ka bërë ende, dhe me gjasë nuk pritet të bëjë as në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu