Katër muaj pasi bëri publike lidhjen, këngëtarja e famshme fejohet!

0
Gjigandi

Demi Lovato dhe partneri Max Ehrich janë fejuar, katër muaj pasi People zbuloi s dyshja kishin nisur një romancë. Max i ka propozuar këngëtare së famshme këtë të mërkurë, duke i vënë në gisht një unazë me një gur diamanti.

Çifti ndodheshin në rivierën e Malibu, Kaliforni kur Ehrich i është ulur në gjunjë Demit duke i kërkuar nëse do të martohet me të. Pa u menduar fare, 27 vjeçarja i është përgjigjur Po, njeriut që e ka bërë atë të jetë versioni më i mirë i vetes.

  “E dija që do të të doja që në momentin e parë që të pashë. Ishte diçka që s`mund ta përshkruaj me fjalë dhe nuk e kuptojnë ata që nuk e kanë përjetuar vetë. Unë fatmirësisht po e përjetoj. S`kam dashur kurrë njeri pa kushte kështu siç të dua ty (përveç prindërve). S`më ke bërë asnjëherë presion të jem dikush tjetër, veç asaj që jam. Më bën të nxjerr më të mirën time. Jam e lumtur që pranova të martohem me ty. Jam gati të krijoj familjen time me ty. Do të të dua përgjithmonë…; shkruan Demi Lovato përbri disa fotove të postuara në Instagram shkrepur në momentin e propozimit.

Insta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu