Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përgëzuar Emanuel Macron për mandatin e dytë si President i Francës.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kjo është një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Përgëzime Emanuel Macron për mandatin e dytë! Një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme.