Bale, mbrojti pasionin e tij

0
Gjigandi

Ylli uellsian i Real Madridit, Gareth Bale, mbrojti pasionin e tij për golfin, një sport që e ndihmon atë të harrojë çdo gjë negative dhe të ndjehet më i freskët dhe më i përgatitur për një ndeshje: “Ajo që ndodh tani me futbollin është se gjithçka bazohet në rezultate, ky është problemi. Ju mund të luani jashtëzakonisht mirë, por jo të shënoni në pesë ndeshje dhe të gjithë thonë se po kaloni një krizë të tmerrshme.

Tifozët pëlqejnë golat, asistiet, gjërat e mahnitshme. Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë gjithmonë. Unë kam luajtur shumë keq, por kam shënuar dy gola dhe të gjithë kanë thënë se zhvillova një lojë të shkëlqyeshme. Njerëzit mund të kenë mendimet e tyre, por për sa kohë jap gjithçka që është e mundur, atëherë jam i lumtur me veten”.

Nga ana tjetër, Bale u pyet mbi pasionin e tij për golfin, gjë për të cilën kritikohet nga tifozët në Madrid: “Shumë njerëz kanë probleme me mua, sepse luaj golf. Nuk e di se cila është arsyeja. Unë kam biseduar me mjekët dhe të gjithë pajtohen se mund ta bëj këtë, nuk më dëmton. Thjesht më pëlqen të dal dhe të luaj, duke menduar se kam 18 vrima para meje.

Është e nevojshme të largoheni sadopak nga futbolli, nga çdo gjë negative që ndodh rreth jush dhe ta qetësoni mendjen tuaj përsëri. Unë e realizoj këtë përmes hobit që kam, golfit. Ditën tjetër ndjehem më i çlirët psikologjikisht, i gatshëm për t’u përqendruar dhe dhënë më të mirën në fushën e futbollit, përsëri”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu